Kur dhe ku zhvillohet finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve? NULL NULL 16.05.2023 23:08 16.05.2023 23:08 Interi është finalisti i parë i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Interi e mposhti Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0 në gjysmëfinale, kështu duke u kualifikuar në finalen e gjashtë në histori të klubit. Ziekaltrit nga pesë finalet në tri prej tyre kanë shënuar fitore. Teksa finalisti i dytë do të zgjidhet nesër, në ndeshjen Manchester City Real Madrid, sfidë që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1-1, kështu që do të luftohet për gjithçka. Finalja e këtij edicioni do të zhvillohet në stadiumin e Stambollit “Ataturk”, më 10 qershor, duke filluar nga ora 21:00. Teksa, një statistikë tjetër është që Simone Inzghi ëshë trjaneri i dytë italian në krye të Interit që e kualifikon në finale, pas Giovanni Invernizzi, në vitin 1972. /Klankosova.tv.