Kur buzëqeshja ta ndryshon përshtypjen për njerëzit e panjohur (FOTO) NULL NULL 03.08.2016 17:00 03.08.2016 17:00 Fotografi Jay Weinstein në dhjetor të vitit 2013 udhëtoi për në Indi. Ai tregon në detaje se si një buzëqeshje mund të ndryshojë gjithë fotografinë dhe të përçoj gjithë pozitivitetin e botës, transmeton Klan Kosova. Weinstein përmes projektit të tij dëshiron që të tregojë efektin e buzëqeshjes në fytyrat e njerëzve të panjohur. “Gjatë kohës sa qëndrova në Indi u kërkoja të panjohurve që t’i bëja një fotografi duke qëndruar serioz kurse fotografinë tjetër duke buzëqeshur. Këto fotografi janë shpirti i projektit tim. Në këto fotografi nuk dihet se kush është ai individ, çfarë emri, religjioni e etnie i përket. Paraqitet thjesht një fytyrë e njeriut pa dhe me buzëqeshje”, është shprehur Weinstein. Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e disa të panjohurve dhe efektin që ka buzëqeshja në fytyrën e tyre.