Kupa e Kosovës në futboll, Prishtina sonte e kërkon finalen NULL NULL 23.04.2025 08:13 23.04.2025 08:13 Prishtina sonte me fillim nga ora 20:00 do të jetë nikoqire e Dritës, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e Arsim Thaqit, do ta kërkojë finalen e kësaj gare të rëndësishme. Para dy javësh, skuadra nga kryeqyteti e mposhti minimalisht në ndeshjen e parë Dritën me rezultat 0:1. Golin e vetëm të takimit e realizoi Ardian Muja, në minutin e 6-të. Muja u tregua i saktë nga pika e 11 metërshit. Mbetet të shihet nëse Prishtina do të gjendet në fazën finale të Kupës. Prishtina – Drita, transmetohet në kanalet sportive të platformës televizive Artmotion./ Klankosova.tv