Kumanovë, plumba drejt gazetarëve NULL NULL 10.05.2015 09:00 10.05.2015 09:00 Gazetarët që po përcjellin zhvillimet në Kumanovë nuk janë aspak të sigurt. Të shtënat edhe në drejtim të lokacionit ku janë gazetarët. Grupi i gazetarëve është tërhequr nga pozicioni i fundit ku qëndronin. Plumbat kanë rënë në drejtim te tyre. Policia e cila është në afërsi sygjeroi pjesëtarët e medias të largohen nga ai vend. Dy lloje armësh automatike po dëgjohen duke krisur. Aktualisht mbi lagjen e Trimave në Kumanovë po fluturon një helikopter. Ky, poshtë në foto, është një prej plumbave të gjuajtur në drejtim të vendqëndrimit tonë, tek pompa e karburanteve Lukoil, raporton gazetari i Klan Kosovës, Kushtrim Sadiku. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025