Kumanovë: Organet e brendshme s’kishin kontakt me grupin NULL NULL 02/06/2015 02/06/2015 Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka treguar se Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulim nuk ka pasur kontakte me grupin e armatosur të Kumanovës. Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulim në Maqedoni nuk ka pasur kontakte me pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Ky është qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme pasi televizioni Alsat ka dërguar pyetje në MPB, pas shkrimeve të shumtë në mediat vendore dhe huaja të cilat pohojnë të kundërtën “DSK-ja nuk ka pasur kontakte me grupin kriminel-terrorist që u stacionua në Kumanovë”. “Ministria e Brendshme nuk do të hyj në polemika dhe nuk do t’i komentoj mediat e rajonit që gjatë periudhës së kaluar plasuan të pavërteta dhe spekulime të shumta rreth aksionit në Kumanovë”. “Hetimi ende është në rrjedhë dhe Ministria e Brendshme do të vazhdojë të veprojë në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë, duke e dhënë maksimumin e vet për mbylljen sa më të shpejtë të hetimit dhe zbardhjes së gjithë të vërtetës para gjykatave kompetente”, thonë nga MPB-ja./AlsatM.