“Kultivoi miqësinë e përjetshme me Amerikën”, Haradinaj kujton Rugovën NULL NULL 21.01.2026 09:39 21.01.2026 09:39 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar presidentin Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes. Ai shkruan në Facebook se Rugova i kushtoi rëndësi forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën. “Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit”. “Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, shkruan Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.