Kulla e Qelisë në rrezik nga zjarri, kryetari i Deçanit kërkon ndihmë NULL NULL 09.03.2025 00:18 09.03.2025 00:18 Flakët rrezikojnë Kullën e Qelisë në Deçan Zona e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit është në rrezik nga zjarret. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, duke kërkuar ndihmë vullnetare, për ta shmangur më të keqen. “Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh”, ka shkruar Ramosaj në rrjetin social facebook. Numri një i Deçanit ka bërë të ditur edhe kohën se kur duhet të bashkohen vullnetarët, njofton Klankosova tv “Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”. Kulla e Qelisë në Deçan