Kulla e Jasharëve “hyn” nëpër shtëpi (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 05.11.2022 20:27 nga Qendresa Sinani 05.11.2022 20:27 Kilometrat për në Prekaz tani mund të jenë veç numër. Pa e bërë asnjë hap, gjithkush, nga shtëpia mund të vizitojë Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Madje pa u lodhur fare, në formë digjitale Kulla e Jasharajve mund të shihet në 360 shkallë, bashkë me informatat në secilën pikë të objektit. Ideja e projektit ishte e fotografit Alban Kasumi, derisa e përkrahu Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me një të tretën e buxhetit të kërkuar. Megjithatë, deri tani është përfunduar vetëm faza e parë e projektit. E dyta, është ajo që do të tregojë pamjen e dikurshme të shtëpisë historike, transmeton Klankosova.tv. Për t’i parë pamjet mund të klikoni këtu: