Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuleta e shtetit: Paratë përplasin pushtet e opozitë (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 14.12.2023 21:07

45 minuta shtesë, u nevojitën që të sigurohet kuorumi.

Kur kjo u arrit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten nisën t`a shqyrtojnë në lexim të dytë projekt buxhetin e vitit 2024.

I pari foli Armend Muja përfaqësuesi i pushtetit, që hartoi ndarjen buxhetore prej 3,3 miliardë eurosh. Hisja që u nda për arsim po e kritikon Hykmete Bajrami nga LDK-ja opozitare sidomos pas rezultateve të dobëta në testin PISA.

Benik Tahiri nga AAK-ja, akuzoi pushtetin se i ktheu shpinën qytetarëve. E partia më e madhe opozitare, hallin e ka tek diskriminimi që sipas Mergim Lushtakut nga PDK-ja, iu bë komunave që udhëhiqen nga opozita.

Më pas vazhdoi votimi i 64 amandamenteve një nga një që zgjati deri në mbrëmje. Shumica e të cilëve ishin të propozuara nga deputetët opozitarë dhe nuk miratoheshin pa votat e pozitës.

Por mazhoranca hall kishte sigurimin e 40 nënshkrimeve për caktimin e seancës së jashtëzakonshme.

 

lajme të ngjashme