Kukulla Barbie pjesë e pikturave më të famshme NULL NULL 25.07.2015 13:00 25.07.2015 13:00 Catherine Thery, është një artiste që është munduar t’i rikrijojë në mënyrën e saj pikturat më të famshme në botë. Qëllimi i këtyre piktuave është që njerëzit që i shohin të ngrisin pyetje në lidhje me bukurinë, intelegjencën, dhe vendin e gruas në shoqëri, si në kohën kur pikturat origjinale janë bërë e si tani. Në pothuajse të gjitha pikturat origjinale, ku ishin të pranishëm burrat, ata janë zëvendësuar me Barbie, transmeton Klan Kosova. Kukullat Barbie janë lansuar në treg në mars të vitit 1959, dhe kjo formë e lodrës është inspiruar nga një kukull gjermane e quajtur Bild Lili. Barbie ishte një nga kukullat e para që ishte për fëmijë, por që në dukje dukej si një grua e rritur. Emri i saj është bazuar nga emri i vajzës së stilistit, Barbara. Një nga kritikat më të mëdha drejtuar kësaj kukulle është se Barbie e promovon iden e një trupi që joreal. Këto barbi ishin pjesë e një galerisë Teodora në Paris. The Death of Marat, Jacques-Louis David The Son of Man, René Magritte Gabrielle d’Estrées et une de ses soeurs, Artisti i panjohur The Two Fridas, Frida Kahlo The Scream, Edvard Munch The Anatomy Lesson of Dr. Nicolaes Tulp, Rembrandt