Kukaj kërkon dëmshpërblim material e psikik nga Komuna e Prishtinës (VIDEO) NULL NULL nga Rina Mujku 03.08.2022 20:18 nga Rina Mujku 03.08.2022 20:18 Para gjykatës doli sot Faruk Kukaj i cili e ka paditur Komunën e Prishtinës. Paditësi, i cili është me aftësi të kufizuara, po kërkon dëmshpërblim për mungesë të infrastrukturës për të në kryeqytet. Në seancën e së mërkurës u fol për dëmin material dhe psikik që i është shkaktuar nga Komuna e Prishtinës. Siç konstaton eksperti i vlerësimit të dëmit Bajram Latifi, Faruk Kukajt i ka kushtuar 150 euro rregullimi i karrocës së dëmtuar. Dëshmi në këtë proces do të japë edhe një eksperte e infrastrukturës, ndërkaq në seancën e caktuar për shtator do të rrëfehet për vuajtjet gjatë lëvizjeve në qytet edhe vetë Faruk Kukaj.