Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuka: Laura Fazliu befasoi në vitin 2022 – objektivat për 2023 të kemi brenda Normës Olimpike 5-6 garues

NULL NULL
31.12.2022 17:40

Trajneri më i suksesshëm kosovar, ka thënë se viti 2022 ka vazhduar me suksese, teksa në 2023 pret që të kenë brenda Normës Olimpike pesë ose gjashtë garues.

Kuka theksoi se befasia e këndshme e vitit 2022 është xhudistja Laura Fazliu, njofton Klankosova.tv.

“Objektivat për 2023 është qe të kemi brenda Normës Olimpike 5-6 garues”.

“Viti 2022 viti që ka vazhduar me suksese për xhudon e vendit tonë. Medalje nga garat elitare kanë ardhur dhe emra të rinj janë potencuar Laura Fazliu, emër i ri që po del në skenën e madhe botërore krahas tashmë super yjeve tona. Ajo është befasia e këndshme e vitit 2022”, ka thënë Kuka për Klankosova.tv.

Objektivat për 2023 është qe te kemi brenda Normës Olimpike 5-6 garues

Ai shtoi se suksesin më të lartë për vitin që po lëmë pas e arriti Distria Krasniqi.

“Rezultatet më të mira i ka arritur Distria Krasniqi që mori medalje në Evropian, Botëror, Lojëra Mesdhetare e në fund e artë në Masters”, përfundoi ai.

lajme të ngjashme