Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuka e Kelmendi nisen për në Holandë: Luftërat e popullit tonë kanë qenë frymëzim i yni në çdo betejë

NULL NULL
19.10.2022 14:56

Trajneri i mirënjohur i xhudos Driton Kuka, dhe ish-fituesja e medaljes së artë në “Rio 2016” Majlinda Kelmendi, janë nisur për në Holandë.

Në fakt ata po e shfrytëzojnë mundësinë për t’i takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, pasi arsyeja e vërtetë e vizitës atje është dakordimi i programit drejt Lojërave Olimpike në Paris me federatat mike të Holandes dhe Gjermanisë.

Ai theksoi se rrugëtimi i tij dhe Majlinda Kelmendit, kanë një të përbashkët me UÇK-në.

Kuka theksoi se ky rrugëtim ka qenë plot vështirësi por që kanë arritur të sjellin fitore historike.

Trajneri i mirënjohur tha se lufta e popullit të Kosovës ka qenë fryëzim i yni në çdo betejë.

“Ashtu është edhe beteja e radhës së krerëve të UCK-së, të cilët do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e ka në raportin skandaloz dhe të padrejtë të senatorit Dick Marty” – tha Kuka.

lajme të ngjashme