Kujdesi që duhet të ketë personat me diabet ndaj COVID-19 NULL NULL 31.07.2021 13:18 31.07.2021 13:18 Pandemia tashmë ka prekur gjithë botën, por pacientët që vuajnë nga diabeti po e vuajnë më shumë. Gjithashtu ka ndryshuar mënyrën se si ne kujdesemi për veten, veçanërisht zakonet e shëndetit. Derisa të gjithë janë të prekshëm nga COVID-19, është veçanërisht më tmerruese për njerëzit me sëmundje shoqësuese, ndër ta edhe ata që janë të prekur me diabet. Këtu janë disa masa parandaluese për pacientët me diabet, shkruan The Indian Express, transmeton Klankosova.tv. Ushtrimet e frymëmarrjes, këto janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të përmirësuar dhe rritur kapacitetin e mushkërive dhe për të mbajtur nivelet e oksigjenit të larta dhe të qëndrueshme. Medikamente të rregullta, diabetikët të cilët janë duke marrë ilaçe duhet t’i përdorin rregullisht për të shmangur rritjen e niveleve të sheqerit në gjak. Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të çojnë në përkeqësim e Covid nëse prekeni. Kontroll i rreptë i sheqerit, ushqyerja luan një rol qendror kur është fjala për parandalimin e sëmundjeve. Konsumoni një dietë me pak karbohidrate dhe yndyrë të lartë për të ulur glukozën në gjak dhe për të ruajtur energjinë. Perime dhe fruta të freskëta, konsumoni një sërë frutash dhe perimesh të freskëta si pjesë kryesore e një diete për të rimbushur vitaminat dhe mineralet. Shijoni mollë, shalqi, ananas, banana. Si dhe njohja e hershme e simptomave dhe trajtimi aktiv, pra kini kujdes për shenja si ethe të lehta, dhimbje të fytit, lodhje, vështirësi në frymëmarrje, etj nëse vëreni, kërkoni menjëherë këshilla mjekësore.