Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kujdes me fëmijët: Fishekzjarret lirojnë nxehtësi sa për të shkrirë ari!

NULL NULL
30.10.2017 13:00
Kirurgu britanik i syve thotë se vetëm një fishekzjarr djegë në (982 ° C), temperaturë e ngjashme kjo sa për të shkrirë ari.

Njerëzit assesi nuk i paramendojnë gëzimet pa to!

E ndërsa fishekzjarret gjithsesi mund të jenë të dominueshme gjithandej globit sidomos në festat e fundvitit, fëmijët janë ata që rrezikohen.

Megjithatë pavarësisht argëtimit, një kirurg i syrit nga Londra, Daniel Ezra, pohon se fishekzjarret janë aq të rrezikshme sa që shkaktojnë plagë të cilat mund të jenë verbuese, transmeton Klan Kosova.

Në rekomandimet e tij dhënë për Daily Mail, kirurgu Ezra, thotë se fishekzjarret aksidentalisht të keqmenaxhuara, shkaktojnë prishje të kornealit, shkëputje të retinës dhe djegie kimike e termike të qepallave.

Ai konsideron se vetëm në Britani të Madhe,m dhjetë njerëz humbin shikimin vetëm nga vëzhgimi i momenteve të pëlcitjes së fishekzjarrëve si pasojë e mbeturinave fluturuese që lirojnë ato.

Por ai shton se rreth 300 njerëz në vit vuajnë nga dëmtimet serioze të syve gjatë festimeve me to, njofton Klan Kosova.

Kirurgu britanik i syve, nuk harron të zbulojë sekretin duke këshilluar kujdes për fëmijët se vetëm një fishekzjarr liron nxehtë në (982 ° C), temperaturë e ngjashme kjo sa për të shkrirë ari.

lajme të ngjashme