Kujdes! Akulli mbulon rrugën në Stanoc (VIDEO) NULL NULL 08.01.2026 10:05 08.01.2026 10:05 Pas reshjeve të fundit, pjesë të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë janë mbuluar me borë dhe akull, veçanërisht në Stanoc ku një qytetarë ka thënë për Klankosova.tv se rruga është pothuajse plotësisht e akullt dhe e vështirë për qarkullim. Autoritetet meteorologjike kanë njoftuar për rënie të konsiderueshme të temperaturave dhe rrezik ngricash, që favorizon formimin e akullit në sipërfaqet e rrugëve duke bërë kushtet më të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve. Ndërkohë Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes maksimal në drejtimin e automjeteve për shkak të reshjeve të borës, ngricave dhe rrugëve të lagura. Shoferët këshillohen të ngadalësojnë shpejtësinë, të mbajnë distancë dhe të pajisen me goma dimërore ose zinxhirë nëse është e nevojshme.