Kuçi dhe Hoti flasin për koordinimin qeveritar rreth kulturës dhe sportit NULL NULL 07.03.2017 14:37 07.03.2017 14:37 Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, me të cilin ka biseduar për prioritizimin e kulturës, rinisë dhe sportit në kuadër të objektivave strategjike të Qeverisë së Kosovës. Me theks të veçantë, Kuçi dhe Hoti kanë diskutuar politikat dhe objektivat e Qeverisë, konkretisht të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që përmes fushave që mbulon MKRS-ja të promovohet dhe avancohet vendi ynë në arenën ndërkombëtare. Të dy theksuan së është e nevojshme që të rritet koordinimi dhe komunikimi i brendshëm ndërqeveritar me qëllim të bashkërenditjes dhe planifikimit më të mirë në caktimin e objektivave dhe prioriteteve të Qeverisë, ashtu që kultura e sporti të avancohen edhe më tej. Ata u dakorduan se kultura e sporti janë ambasadorët më të mirë për të prezantuar vendin tonë në ngjarjet e rëndësishme ndërkombëtare dhe kjo shihet si në mundësi për të lobuar edhe më shumë që Republika e Kosovës të zë vendin e merituar në mekanizmat e strukturat ndërkombëtare. Temë tjetër diskutimi ka qenë edhe veprimi strategjik i Kosovës për anëtarësim në UNESCO, që Qeveria e Kosovës, së bashku me partnerët dhe miqtë e saj të angazhohet në nivelin e nevojshëm për të arritur këtë synim, transmeton Klan Kosova.