Kualifikimet për Champions, triumfojnë Qarabagu dhe Clube Brugge NULL NULL 19.08.2025 23:18 19.08.2025 23:18 Sonte janë zhvilluar tri ndeshje në rundin e fundit kualifikues për në Champions League. Crvena Zvezda pësoi në shtëpi nga klubi qipriot, Pafos, 1:2. Ndërkaq, Qarabagu, që eliminoi Dritën përgjatë rrugës, po tregohet kundërshtar i ashpër edhe me Ferencvarosin. Klubi nga Azerbejxhani arriti të ikën me fitore nga Hungaria, pasi ngadhënjeu 1:3. Me rezultat identik si mysafir fitoi në Skoci ndaj Glasgow Rangers edhe Clube Brugge. Ndeshjet kthyese mes këtyre klubeve do të luhen javën e ardhshme.