Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ku mbesin paratë e hedhura në shatërvane?

NULL NULL
10.03.2016 10:50

Keni dëgjuar për shatërvanin më të famshëm në botë, ai mund të jetë ndoshta Fontana di Trevi në Romë.

Dicka e tillë mund të jetë e vërtetë pasi që miliona tuirstë vizitojnë atë vend duke e shndërruar në një ritual hedhjen e një monedhe në këtë shatërvan.

Vizitorët kthejnë shpinën nga uji për t’menduar një dëshirë me shpresën që një ditë ajo do të realizohet, përcjellë Klan Kosova.

Gjëra të tilla mund të vëreni apo edhe të shihni në shumë vende të botës edhe në Kosovë poashtu, megjithatë a keni menduar se ku mund të shkojnë gjithë ato para të cilat hidhen përditë në shatervane të ndryshme?

Këtë përgjigjie të paktën për disa nga shatervanet e ndryshme në botë, e jep revista ”Travel and Leisure” e cila bëri të ditur që ekzistojnë ekipe të caktuara për këtë punë të cilët pastrojnë këto vende e për të i mbledhur më pas edhe të hollat e grumbulluara nga hudhja e monedhave.

Sipas revistës ”Travel and Leisure” shatërvani ”Fontana di Trevi”, në javë mbledhë deri në 15 mijë Euro, ndërsa për vit shuma e grumbulluar arrin më shumë se 900 mijë Euro.

Mirëpo nuk është vetëm ky shatërvan i cili pastrohet, ngjajshëm ndodhë edhe me të tjerët por që kjo procedurë të praktikohet më rrallë, prandaj shoqata Caritas ka marrë përsipër në pastrimin e tyre e më pas të i shpërndajnë paratë tek të varfërit, madje kjo shoqatë tashmë ka të hapur edhe një supermarket që t’u shërbejë personave në nevojë, përcjellë Klan Kosova.

Shatërvani i kazinosë Bellagio në Las Vegas grumbullon afër 12 mijë dollarë për vit të cilat u shpërndahen të të gjithë të varfërve përderisa shatervani ”Disney World” në Florida arrin shumën mbi 17 mijë dollarë në vit.

 

lajme të ngjashme