Kthehen “dhuratat” e thëngjillit për punëtorët e KEK-ut (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 29.09.2022 20:45 nga Flamur Gajtani 29.09.2022 20:45 Asnjë gram nga thëngjilli nuk mund të merrej si dhuratë, tash e katër vjet nga punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës. Vendimi për këtë rregull që ishte marrë më 2018 si masë preventive për ndotjen e ajrit, u shfuqizua të enjten. Kjo si masë emergjente nga qeveria për kursim të energjisë, gjë që po mirëpritet nga kryesindikalisti i KEK-ut. Shumica nga 3600 punëtorët, deri tash mezi bënin zgjidhje alternative. Nga praktika e vjetër, secili merrte nga 10 ton qymyr çdo vit. klankosova.tv