Kryetari i Odës Ekonomike priti në takim ambasadoren e Maltës, diskutuan për bashkëpunimin bilateral NULL NULL 15.09.2022 16:42 15.09.2022 16:42 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim ambasadoren e Maltës për Kosovën, Juliana Scerri Ferrante, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin në mes bizneseve të dy vendeve dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi. Rafuna vlerësoi mundësinë për të kërkuar ura të reja biznesore ndërmjet Kosovës dhe Maltës. “Bashkëpunimi me Maltën është miqësor e intensiv që nga ditët e para të shtetit të Kosovës. Kosova duhet të mësojë nga përvoja e bizneseve të Maltës me Bashkimin Evropian”, u shpreh kryetari Rafuna dhe shtoi se “bizneset e dy vendeve mund të bashkëpunojnë edhe më shumë në shumë sektorë”, ka thënë ai. Ndërkaq, ambasadorja u shpreh se mundësitë më të mira të bashkëpunimit ekonomik do të ishin në sektorin e teknologjisë informative, në produktet farmaceutike dhe sistemin shëndetësor në tërësi.