Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i Lezhës flet për Klankosova.tv, demanton lajmet për vendosjen e taksës së qëndrimit për pushuesit në Shëngjin

NULL NULL
07.06.2024 19:34

Bashkia e Lezhës nuk ka vendosur asnjë taksë qëndrimi për pushuesit në Shëngjin.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë se Lezhës, Pjerin Ndreu.

“S’ka asgjë të vërtetë në këtë lajm. Ka 10 vite që nuk ka ndryshuar asnjë taksë. Është helm që hidhet nga dikush dhe nuk konfirmohet nga askush, pra nuk ka asnjë taksë të tillë”, pohoi Ndreu për Klankosova.tv.

Ditë më parë u raportua se vlera e taksës së qëndrimit për sezonin veror 2024, është 1 euro për person/nata. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme