Kryetarët e katër komunave veriore për herë të parë në takim me Kurtin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetarët e katër komunave veriore për herë të parë në takim me Kurtin

NULL NULL
nga Albert Bajrami 15.05.2023 10:43
Kryetaret Kurti

Kryetarët e katër komunave veriore të vendit po marrin pjesë për herë të parë në takimin koordinues të thirrur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Me këtë rast Kurti tha se temat që trajtohen në këto takime kanë fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Më 23 prill u mbajtën zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçan.

Kryetar në Mitrovicën e Veriut u zgjodh Erden Atiq nga Vetëvendosje, në Leposaviq Lulzim Hetemi, po nga VV-ja.

Derisa partia Demokratike e Kosovës, përmes kandidatëve të vet Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, fituan në Zubin Potok përkatësisht në Zveçan.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS