Kryeprokurori Aleksandër Lumezi rezulton pozitiv me COVID-19 NULL NULL 16.08.2020 10:47 16.08.2020 10:47 Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi ka rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton Klan Kosova. “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv”. “Nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar. Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor”. klankosova.tv