Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryenegociatori i Putinit: Ne propozuam armëpushim të shkurtër në zona të caktuara

NULL NULL
02.06.2025 16:58

Vladimir Medinsky, i cili është kryenegociatori i Vladimir Putinit ka thënë se Rusia ka propozuar armëpushim për dy-tre ditë në zona të caktuara.

Medinsky tha gjithashtu se negociatorët rusë u dorëzuan homologëve të tyre ukrainas një memorandum të detajuar ku përshkruheshin kushtet e Moskës për një armëpushim të plotë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se ky memorandum përmbante hapa për një armëpushim të plotë dhe se Ukraina tani do ta shqyrtonte atë.

Medinsky është shprehur gjithashtu se Rusia do t’i dorëzojë Ukrainës më shumë se 6 mijë trupa gjatë javës së ardhshme.

lajme të ngjashme