Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri suedez: Sulmi i sotëm në shkollë më i keqi në histori të vendit

NULL NULL
04.02.2025 20:50
Kryeministri i Suedise, Ulf Kristersson
Kryeministri i Suedise, Ulf Kristersson

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë se sulmi në një shkollë në Orebro  është sulmi më i keq në historinë e Suedisë.

Ai në një konferencë për media e përshkruan sulmin e sotëm si “të shtënat masive më të këqija në historinë e Suedisë”.

Ai thotë se të shtënat ishin një “akt dhune brutale dhe vdekjeprurëse”, duke shtuar se njerëzit nuk duhet të spekulojnë se si ndodhi dhe pse.

Hetuesit “po kërkojnë ende përgjigje, nuk i kam ato përgjigje për ju tani”, thotë ai.

lajme të ngjashme