Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri palestinez thotë se duhen pesë vjet dhe miliarda dollarë për të rindërtuar Gazën

NULL NULL
16.10.2025 15:23

Kryeministri palestinez Mohammad Mustafa në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, ka diskutuar hapat e nevojshëm për rindërtimin e Gazës.

Ai ka thënë se programi pesëvjeçar vlerësohet të kushtojë mbi 67 miliardë dollarë (49 miliardë paund),dhe do të mbulojë strehimin, shërbimet sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe qeverisjen, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mustafa thotë se pritet që partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë ta mbështesin atë, duke shtuar se Egjipti shpreson të thërrasë një “konferencë për rindërtimin e Gazës” në Kajro muajin e ardhshëm.

“Qeveria e Palestinës riafirmon se qeverisja efektive në Gaza është një shtyllë thelbësore e rimëkëmbjes dhe stabilitetit”, u tha Mustafa pjesëmarrësve. 

lajme të ngjashme