Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t’i përmbahen Rezolutës 1701

NULL NULL
26.11.2024 22:55
Kryeministri libanez Najib Mikati
Kryeministri libanez Najib Mikati Foto: Enigma-mag

Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t’i përmbahen Rezolutës

Kryeministri libanez Najib Mikati e ka mirëpritur marrëveshjen e armëpushimit gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.

Një deklaratë të lëshuar nga Mikati thuhet se ai kishte shqyrtuar kushtet e marrëveshjes këtë mbrëmje dhe se ai e sheh atë si një “hap themelor drejt rivendosjes së qetësisë dhe stabilitetit në Liban dhe mundësinë e kthimi në qytete të personave të zhvendosur”.

Tutje, ai e konfirmoi se Qeveria e Libanit është e përkushtuar që ta zbatojë edhe rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mikati më pas i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të përmbushë përgjegjësitë e veta në këtë drejtim”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Rezoluta 1701 i dha fund luftës së vitit 2006 midis Hezbollahut dhe Izraelit.

lajme të ngjashme