Kryeministri Kurti vizitë në zyret e Trust-it NULL NULL 18.12.2023 18:19 18.12.2023 18:19 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan gjatë ditës së sotme Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust). Prezent në takim nga ana e Trustit ishin kryetari i Bordit, Emanuel Bajra dhe anëtarët Mimoza Mustafa, Trim Shala, Shpresim Vranovci, si dhe Adrian Zalli, drejtor Menaxhues, përcjell klankosova.tv. Gjatë diskutimit, kryeministri Kurti konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave. Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen.