Kryediplomati grek sot në Kosovë NULL NULL 12.03.2023 07:07 12.03.2023 07:07 Nikos Dendias Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Fillimisht, kryediplomati grek do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e më pas do të pritet edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Takim do të ketë edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz. “Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025