Kryediplomati grek nis turin ballkanik, viziton edhe Kosovën NULL NULL 10.04.2018 13:23 10.04.2018 13:23 Ministri i jashtëm grek, Nikolaos Kotzias nis një turne në Ballkan ku do të vizitojë: Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Vizitat e tij në Prishtinë dhe Beograd zhvillohet gjatë të martës ndërsa takimi i tij me homologun maqedonas Nikola Dimitrov do të mbahet të enjten në Ohër. Në Prishtinë, kryediplomati grek do të takohet me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj dhe ka shumë mesazhe për te dhëne. Por Athina konfirmon se është ende shpejte për të pasur bisedime për njohjen e pavarësisë se Kosovës. Shefi i diplomacisë greke është shprehur optimist se takimi i tij me Dimitrovin do të jetë një hap i madh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Nëse do të ketë zhvillime pozitive në Ohër pritet shumë shpejt një takim mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë