KRU ” Prishtina ” angazhon praktikantë me pagesë NULL NULL 22.10.2021 14:23 22.10.2021 14:23 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka lidhur marrëveshje me UNICEF-in për angazhimin e praktikantëve me pagesë, njofton Klankosova.tv. Numri i tyre nuk është bërë i ditur në njoftimin e kompanisë, por thuhej se me këtë mundësi personat e përzgjedhur do të shohin dhe të përballen me praktikë në lëmin e tyre adekuate. “Në vazhdimësi të iniciativave të menaxhmentit të KRU ” Prishtina ” sh.a. është edhe ofrimi i mundësive për rininë tonë në sektorin e ujit, respektivisht në shërbimet e ujësjellësit dhe kanailizimit, sipas marrëveshjes me UNICEF për angazhimin e praktikantëve me pagesë.” Sipas UD Kryeshefit Ekzekutiv Sokol Xhafa , kjo nuk do të jetë mundësia e vetme sepse e njëjta gjë është bërë parparakisht edhe me Universitetet e Republikës së Kosovës, si Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. “Përfaqësuesit e UNICEF falënderuan z. Xhafa për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mundësitë e ofruara për rininë e Republikës së Kosovës.” Javë më parë falë bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, me UNICEF dhe programin ” Kosovo Generation Unlimited ” u angazhuan 20 persona për praktikë pune me pagesë të cilët tashmë janë bërë pjesë e punës në KRU “ Prishtina ”sh.a. për një periudhë tre (3) mujore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024