Kroatja Marija Cicak hyn në histori të Wimbledonit NULL NULL 10.07.2021 15:50 10.07.2021 15:50 Një arbitre grua do të ndajë drejtësinë në finalen e burrave në Wimbledon, për herë të parë në historinë 144 vjeçare të turneut. Marija Cicak nga Kroacia do të bëj punën prestigjioze të mbikëqyrjes së ndeshjes mes Novak Djokoviqit dhe Matteo Berrettinit. Cicak, 43 vjeçe, është një nga gjyqtaret më me përvojë dhe më të respektuara të sportit, dhe ka qenë një mbajtëse elite e simboleve ITF Gold për dekadën e fundit, raporton Metro, transmeton Klankosova.tv. Ajo më parë kishte arbitruar një finale të grave në Wimbledon, edicionin e vitit 2014, në të cilin Petra Kvitova mundi Eugenie Bouchard. “Kryetare për finalen e burrave është Marija Cicak, 43 vjeçe, nga Zagrebi i Kroacisë”, lexonte në një deklaratë nga Wimbledon. Marija ka punuar në 15 kampionate radhazi, 10 finale të WTA, dhe në Kupën Davis dhe Billie Jean King në të gjithë botën. Për më tepër, ajo ka punuar në Lojërat Olimpike në Athinë, Londër dhe Rio, ku drejtoi finalen për gra.