Kroacisë i largohet edhe një futbollist nga “Gjenerata e artë” NULL NULL 21.07.2024 19:23 21.07.2024 19:23 Kroacisë i largohet edhe një futbollist nga "Gjenerata e artë" Domagoj Vida, ka njoftuar se tashmë është pensionuar nga kombëtarja e Kroacisë. Mbrojtësi u paraqit 105 herë për kombëtaren kroate. Suksesi i tij ishte mjaft i dukshëm gjatë karrierës me kombëtaren. Kroacia në botërorin që u mbajt në Rusi në 2018-tën u rendit e dyta derisa në “Qatar 2022” mori vendin e tretë. 35-vjeçari ishte pjesë e “Gjeneratës së artë” të kombëtares bashkë edhe me Mario Mandzukiq, Ivan Rakitiq, Sanijel Subasiq dhe Dejan Lovren, të cilët e mbyllën karrierën me “Hrvatskën”. Mbrojtësi i AEK-ut të Athinës u shpreh se tani ka ardhur koha që t’iu lirohet vendi futbollistëve të rinj. Domagoj Vida tha se tani do të përqëndrohet vetëm tek klubi i tij. Ai gjatë karrierës së tij me Kroacinë i ka realizuar katër gola, dhe ka bërë edhe një asistim.