Krizat e sotme i zgjidh vetëm prona private, jo shteti NULL NULL 16.12.2015 19:20 16.12.2015 19:20 Nga Roger Scruton – Si të jesh i djathtë E vërteta mbi kapitalizmin – se prona private nën rregullin e shkëmbimit të lirë është e vetmja mënyrë për të menaxhuar bashkëpunimin ekonomik në një shoqëri të huajsh- nuk iu përgjigjet kritikëve të kapitalizmit, objektivi i të cilëve nuk është ekonomia e lirë por shtrembërimi që lind brenda saj dhe që ushqen zemërim dhe dëshpërim mes humbësve. Mësimi më i rëndësishëm për t’u nxjerrë nga mbrojtja origjinale e Adam Smith – it e ekonomisë së lirë si përfituese e punës së “dorës së padukshme” dhe nga mbrojtja e Hayek-ut e rendit spontan si makina e informacionit ekonomik, është se një ekonomi e lirë është një ekonomi e drejtuar nga qenie të lira. Dhe qeniet e lira janë qenie të përgjegjshme. Transaksionet ekonomike në një regjim të pronës private varen jo vetëm në të dalluarit e simes dhe tëndes por gjithashtu edhe lidhjen e marrëdhënies mes meje dhe teje. Pa llogaridhënie askush nuk mund të besohet, dhe pa besim cilësitë që i janë atribuuar ekonomisë së lirë nuk shfaqen. Çdo transaksion në treg kërkon kohë dhe në kohën midis fillimit dhe përfundimit vetëm besimi, pronësia, i mban gjërat në vend. Kjo ndoshta është e qartë. Është disi më pak e qartë që qeniet që ia vlen të besohen shfaqen vetëm në disa rrethana dhe se besimi mund të zhduket aq lehtë nga një ekonomi tregu saç edhe mund të mbështetet nga ajo. Asnjë ekonomi tregu nuk mund të funksionojë në mënyrën e duhur pa mbështetjen e sanksioneve legale dhe morale të ideuara për t’i mbajtur agjentët individual brenda marrëveshjeve dhe për të kthyer koston e keqsjelljes atij që e shkakton atë. Por ekonomitë moderne kanë zhvilluar mënyra për të shmangur kostot duke zhbërë me efikasitet sanksionet për sjelljen e pandershme ose manipulative . Ekonomitë e shqyrtuara nga Adam Smith dhe pasardhësit e tij të shekullit të nëntëmbëdhjetë ishin ekonomi në të cilat asetet e zotëruara nga persona të caktuar ishin të njëjta me pasurinë e vërtetë për të cilën pronari kishte përgjegjësi të plotë dhe që shiheshin më pas nga ata që i zotëronin. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.mapo.al/2015/12/krizat-e-sotme-i-zgjidh-vetem-prona-private-jo-shteti