Kritikohet pushteti i VV-së (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 26.03.2023 20:22 nga Flamur Gajtani 26.03.2023 20:22 Jo një e dy nene, por të plotë. Gjykata Kushtetuese rrëzoi të premten në tërësi Ligjin për Këshillin Prokurorial meqë vlerësoi se është në kundërshtim me Kushtetutën, duke bërë shkeljen e katërt nga Qeveria Kurti. Veç kësaj, akti me i lartë juridik doli se ishte shkelur nga qeveria aktuale me ministren Arbërie Nagavci duke ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës për reformën në Arsim. Me avaz të njëjte pati vepruar edhe Qeveria Kurti 1 me kufizimin e lëvizjes në pandemi dhe me imponimin e karantinës për Prizrenin. Pushteti të shtunën kontestoi vendimin e Kushtetueses, e për ekspertin juridik Ensar Suma, kjo është jo e drejtë. Edhe një hartues i kushtetutes, Kadri Kryezu konfirmon se institucionet s`duhet kundërvu kësaj gjykate. Për ish-numrin dy të Kushtetueses, partia në pushtet po tregohet subjektive. E Suma përmend edhe një epitet të kryeministrit Albin Kurti, dhënë ndaj një paraardhësi të tij Isa Mustafa vite më parë. Në të kaluarën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kishin rrëzuar qeveri e president. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.