Kritikohet koalicioni i nivelit lokal: Kurti në Vushtrri për ta poshtëruar LDK-në (VIDEO) NULL NULL 21.10.2025 13:40 21.10.2025 13:40 Gazetari Ardian Gaxherri e ka cilësuar jonormal koalicionin e nivelit lokal në komunën e Vushtrrisë, mes LDK-së e VV-së. Siç tha ai në Kosova Today, kjo meqë nëse LDK nuk e konsideronte Albin Kurtin asnjëherë partner të denjë bashkëpunimi, transmeton klankosova.tv. ”Duke u bazuar gjithnjë në fjalën e dhënë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, atëherë ky bashkëpunim është i panatyrshëm. Është jonormal, për shkak se po tregon hipokrizi. Derisa e cilëson Kurtin njeri të rrezikshëm për Kosovën, nuk bashkëpunojmë me një njeri të tillë – atëherë po bashkëpunon për politikë, atëherë është e pandershme, është hipokrizi”. Ndër tjera, ai u shpreh se LDK duhet ta përballë me pasoja Xhaver Tahirin nëse kjo nuk ishte veçse situatë e planifikuar, transmeton klankosova.tv. ”Xhafer Tahiri duhet të përballet me pasoja, në qoftë se nuk është lojë e LDK-së! Tash kanë fillu matematika të reja. Ditëve në vijim pritet me u përafru njëra parti me VV-në, por për cilën ende s’kam fakte mbetet të shihet”. Megjithatë, qëndrimin e tij e ofroi edhe njohësi i politikave në vend, Arton Muhaxheri, i cili u shpreh se LDK dhe AAK specifikisht, duhet t’ua bëjnë ‘stop’ koalicioneve të tilla të nivelit lokal. Kjo siç tha ai në Kosova Today, meqë të dy subjektet ishin të zëshme kundër kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, transmeton klankosova.tv. ”Kurti në Vushtrri po shkon me poshtëru LDK-në, shkurt”. ”S’ka m’u bo qeveria. Qeveri s’ka se s’ka as tentativë për m’u bo qeveria”. ”Këto parti që po duan me bo koalicion në nivel lokal, sidomos Aleanca dhe LDK që kanë qenë të zëshme karshi Kurtit duhet t’i tërheqin fjalët ose duhet m’i ndalë këto koalicione në nivel lokal”.