Kritikët: Nënë Tereza ishte “Engjëlli i Ferrit” NULL NULL 20.12.2015 08:52 20.12.2015 08:52 Pas lajmit se Nënë Tereza do të shenjtërohet vitin e ardhshëm kanë shpërthyer argumentat kundër prej kritikëve të saj. Në Indi ku Nënë Tereza zhvilloi më së shumti aktivitetin e saj, është vënë shumë herë në pikëpyetje ligjshmëria e punës së saj si bamirëse dhe qendrave të strehimit që ajo ngriti. “The Indipendent” publikon një përmbledhje të kritikave në kohë të ndryshme. Në Shkurt, drejtuesi i grupit nacionalist Hindu në Indi, deklaroi se puna e Nënë Terezës kishe qëllimin e fshehtë për konvertimin e personave që ju shërbente, në kristianë. Kjo deklaratë nxiti qëndrime të shumta politikanësh , të acaruar nga nga fakti se si një gruaja që fitoi Çmimin Nobel të kishte qëllime të fshehta. Ndërsa në vitin 1994, shkrimtari britanik Christopher Hitchens u shndërrua në kritikun e saj më të madh. Mbi punën e tij u prodhua një dokumentar ekstremisht kritik ku Nënë Tereza quhej “Ëngjelli i ferrit”. Dokumentari argumentonte se Nënë Tereza ishte “një aleate e status-quosë”, duke iu referuar marrëdhënieve të saj me figura të dyshimta të botës si diktatori Haitian, Jean Claude Duvalier./Opinion https://www.youtube.com/watch?v=65JxnUW7Wk4