Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kristoff St.John ishte në një spital të shëndetit mendor para vdekjes

NULL NULL
20.03.2019 15:58

Kristoff St.John thuhet se ishte në një spital të shëndetit mendor për 72 orë disa ditë para se të vdiste.

Autopsia e tij e marrë nga Page Six, thotë se aktori doli nga spitali i shëndetit mendor më 1 shkurt 2019, pas qëndrimit 72 orësh, për shkak të përdorimit të alkoolit, çrregullime bipolare dhe ide për vetëvrasje, transmeton Klan Kosova.

St.John vdiq nga një sëmundje në zemër e ndërlidhur me abuzimin me alkoolin.

Aktori u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes më 4 shkurt pasi miqtë e tij e thirrën policinë në shtëpinë e tij. Ai ishte 52-vjeçar.

lajme të ngjashme