Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kripa e detit mbrojtje e lëkurës

NULL NULL
14.05.2015 22:35
Shumica e femrave nuk dëshirojnë të lahen në ujë të kripur sepse uji e thanë lëkurën, por kjo ndodhë vetëm në sipërfaqe të lëkurës sepse në thellësi kripa lidhet me ujin e për atë shkak lëkura bëhët elastike dhe e lagët.

Trupi ynë përmban të njëjtin përqëndrim mineralesh dhe ushqyesish ashtu si edhe uji i detit, kështu që nuk është aspak çudi që kripa e tij është një aleate e cila mbron lëkurën dhe trupin.

Kripa e detit, në ndryshim nga kripa e zakonshme, ka përmbajtje mineralesh si, magnez, kalcium, natrium, etj.

Janw disa mwnyra se si mund ta pwrdorni atw nw favor tw lwkurws dhe trupit tuaj.

Nëse aplikoni në lëkurën tuaj mjaltë dhe kripë deti para dushit do ta ndjeni lëkurën më të butë dhe më të qetë nga acarimet.

Aplikoni herë pas here vaj ulliri dhe kripë deti në fytyrën tuaj. Do ju ndihmojë të keni  më pak njolla, papastërti dhe fytyrë më të lëmuar.

Scrubet që zakonisht blihen në dyqane kozmetike përmbajnë kripë deti. Përse mos e provoni vetë në shtëpi, pa shpenzuar para. Do ju ndihmojë për të pastruar trupin tuaj.

Hidhini një grusht kripë deti vaskës suaj përpara se të futeni në të. Do ndjeni trupin më të çlodhur dhe më të reklasuar pas saj.

Kripa e detit përdoret shpesh edhe për të zbardhur dhëmbët. Lajini dhëmbët tuaj herë pas here vetëm me kripë deti.

lajme të ngjashme