Krimi në Mitrovicë: I dyshuari sulmoi dy vëllezër, viktimën e goditi me thikë në fyt NULL NULL 28.05.2026 08:51 28.05.2026 08:51 Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku një 37-vjeçar mbeti i vdekur nga therja me thikë. I dyshuari, sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, përpos që ka privuar nga jeta 37-vjeçarin, dyshohet se ka plagosur me thikë edhe vëllanë e viktimës, transmeton Klankosova.tv. Bazuar në njoftim, viktima ka pësuar plagë në fyt, dhe si pasojë nuk ka mundur të iu përballojë lëndimeve dhe ka humbur jetën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. E rëndë: Theret për vdekje një 37-vjeçar në Mitrovicë të Jugut