Krimet e luftës, shpresë për drejtësi me drejtorinë e re (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 11.05.2023 20:40 nga Qendresa Tershana 11.05.2023 20:40 Lëndët që do ti hetojnë, i kanë me numër tre shifror. Por, edhe vet hetuesit policor nëpër duart e të cilëve do të kalojën 900 dosjet e krimeve do luftës në Kosovë, tash do të jenë më shumë në numër. Nga 19 sa funksionuan në këtë sektor, numri i tyre u bë 41 kur u bë vendim qeveritar u bë drejtori. Ndonëse po shihet si hetim kompleks, sipas Bejtush Gashi, ish-ministër i Punëve të Brendshme Bashkëpunimi me Serbisë nuk do të jetë aq problematike për këtë çështje. Andaj, kjo po thuhet se i rritë shpresat që para drejtësisë të vihet ushtarakët e lartë serb që bënë krime në Kosovë. Veç edhe investimet në këtë drejtori po kërkohen të jenë të vazhdueshme. Sipas Bekim Blakaj nga fondi për të drejtat humanitare bashkëpunimi i policisë duhet të ekzistoj përveç me Prokurorinë Speciale, edhe me të mbijetuarit e familjarët e të vrarëve, po aq sa me shoqërinë civile. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS