Krim i rëndë në Durrës, vriten dy të rinj NULL NULL 22.10.2025 08:07 22.10.2025 08:07 Dy të rinj janë vrarë në Manzë të Durrësit në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Raportohet se viktimat janë Arianit Kurti 23 vjeçar dhe Flori Paluçi, 33 vjeçar, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.. Rasti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një pike të karburantit. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, transmeton Klankosova.tv. Sipas rezultateve të para të hetimit, dyshohet se Kurti u vra nga Paluçi, derisa ky i fundit u qëllua nga një 21 vjeçar i cili është shpallur në kërkim.