Krijoni vetë dekorimet magjike për festat e fundvitit (VIDEO) NULL NULL 06.12.2017 12:30 06.12.2017 12:30 Një nga mënyrat më të mira për t’i shijuar festat e fundvitit është që të dekoroni shtëpinë tuaj. Por jo domosdoshmërisht do të duhet të shpenzoni shumë para për të blerë dekorime të bukura, me ngjyra e plot magji. Ju mjafton pak kohë e lirë, disa gjëra të vogla dhe shtëpia juaj do të ketë atmosferë festive, transmeton Klan Kosova. Jemi të sigurt se në shtëpinë tuaj ka gjëra që nuk i përdorni por që me disa ide që i gjeni në videon e mëposhtme, mund të krijoni dekorime origjinale dhe me shumë stil.