Krijoni vazo unike vetëm nga shishet e plastikës NULL NULL 08.07.2019 22:00 08.07.2019 22:00 Lulet janë gjithmonë një ide e mirë sepse shtojnë shumë ngjyra dhe pozitivitet në ambientin e shtëpisë tuaj. Gjithçka është më e bukur nëse ka diçka në shtëpinë tuaj që lulëzon dhe ka aromë të këndshme. Në treg sigurisht se ka pafund zgjedhje për vazot e luleve por ju mund t’i krijoni ato edhe vetë, transmeton Klan Kosova. Me pak kreativitet dhe durim, ju do të mund të krijoni vazo shumë të bukura dhe unike për lulet tuaja, madje edhe nga shishet e zakonshme të plastikës. Shihni disa nga idetë që po ju sjellim më poshtë dhe inspirohuni të krijoni vazo krejtësisht të veçanta për shtëpinë tuaj që do t’i bëjnë edhe ditët gri me më shumë diell ? Vazo për lulet nga penjtë shumëngjyrësh Vazo që ngjitet në mure Vazo në formë ariu dhe lepuri Vazo unike Vazo të stilit antik Vazo që mund t’i krijoni duke u argëtuar bashkë me fëmijët tuaj Vazo që varen Kopsht vertikal