Kremrat mbrojtës kundër djegies nga dielli ndihmojnë funksionin e enëve të gjakut NULL NULL 12.04.2019 23:00 12.04.2019 23:00 Kremrat mbrojtës të cilët mbrojnë nga djegia e diellit, zvogëlojnë edhe rrezikun e kancerit të lëkurës. Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë shkakton dëme qelizore dhe molekulare që nxit plakjen e lëkurës. Studimet e mëhershme kanë treguar se UVR ndikon në mënyrën se si funksionojnë enët e gjakut në lëkurë. Por sipas një studimi të fundi, këto kremra mbrojtës, mund të ndihmojnë edhe enët e gjakut për të funksionuar më mirë, njofton Klan Kosova. Në mënyrë të veçantë, kremrat reduktojnë nivelin e zgjerimit të enëve të gjakut, që zvogëlon presionin e gjakut të cilin e ndërmjetëson oksidi nitrik (NO). Oksidi nitrik është një molekulë e rëndësishme sinjalizimi në trupin e njeriut. Ndër role të tjera, NO funksionon si një vazodilator, që do të thotë se shkakton relaksim në muskujt e lëmuar rreth enëve të gjakut, duke rritur rrjedhjen e gjakut, njofton Klan Kosova.