Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kremrat e diellit nuk po japin mbrojtjen e duhur në lëkurë

NULL NULL
26.07.2018 11:45

Kremrat e diellit japin vetëm 40 për qind mbrojtjen që prodhuesit e tyre pretendojnë.

Kjo sipas ekspertëve pasi njerëzit nuk e vënë mjaftueshëm atë, njofton Klan Kosova.

Testet nga King’s College London tregojnë edhe kur njerëzit përdorën kremin me faktorin 50, lëkura e tyre ishte dëmtuar nga rrezet UV, sepse ata kishin aplikuar atë shumë të hollë.

Prodhuesit bazojnë vlerësimet e tyre SPF në një aplikim prej 2mg të kremit për çdo centimetër katror të lëkurës.

Por në fakt njerëzit kanë tendencë për të vënë në vetëm 0.7mg për cm katror – gjë që shkakton në mënyrë dramatike reduktimin e mbrojtjes së tyre, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme