Kremlini thotë se raketat amerikane me rreze më të gjatë do të përshkallëzojnë luftën NULL NULL 01.02.2023 14:42 01.02.2023 14:42 Kremlini ka thënë se ShBA-ja do ta përshkallëzojë luftën në Ukrainë nëse e furnizon Ukrainën me raketa me rreze më të gjatë veprimi, si pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake që thuhet se po përgatitet. “Po, kjo është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të përshkallëzuar tensionet, për të rritur nivelin e përshkallëzimit, ne mund ta shohim këtë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan AlJazeera, përcjell Klankosova.tv “Kjo kërkon që ne të bëjmë përpjekje shtesë, por, edhe një herë, nuk do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Operacioni special ushtarak do të vazhdojë”, shtoi ai, duke përdorur frazën e Kremlinit për ofensivën e tij në Ukrainë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025