Kremlini i quan “të papranueshme” komentet e Zelenskyt për Trumpin NULL NULL 20.02.2025 16:28 20.02.2025 16:28 Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i quajti komentet e presidentit ukrainas Volodymr Zelenskyt “të papranueshme”, pas zhvillimeve të fundit midis presidentëve të ShBA-së dhe Ukrainës. “Shpesh, përfaqësuesit e regjimit ukrainas, veçanërisht muajt e fundit, i lejojnë vetes të bëjnë deklarata krejtësisht të papranueshme për krerët e shteteve të tjera”, thotë Peskov. Zelensky tha të mërkurën se presidenti amerikan “po jeton në një hapësirë dezinformimi” të qeverisur nga Moska. Presidenti ukrainas hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e Trumpit se vlerësimet e tij të miratimit janë shumë të ulëta, si dhe sugjerimet se Ukraina ka shpenzuar ndihmën e ShBA-së në një mënyrë jo transparente, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.