Kremlini: “Absurditet” të flitet për fitoren e Ukrainës ndaj Rusisë NULL NULL 02.11.2023 15:22 02.11.2023 15:22 Zëdhënësi zyrtar i Kremlinit, Dmitry Peskov Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov hodhi poshtë të enjten deklarimet e komandantit të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhnyi, se lufta kishte arritur në bllokadë. Ai tha se Rusia do t’i arrinte të gjitha qëllimet e saj. I pyetur se nëse Zaluzhnyi kishte të drejtë që konflikti po shkonte drejt një ngërçi, Dmitry Peskov tha: “Jo, nuk ka arritur në një ngërç”. Peskov tha se të gjitha synimet e Rusisë do të arriheshin dhe tha se ishte “absurde” që Kievi të fliste për fitoren ndaj Rusisë në fushën e betejës, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv. “Sa më shpejt që regjimi i Kievit ta kuptojë këtë, aq më shpejt do të hapen disa perspektiva tjera”, tha ai. Autoritetet ruse zakonisht përdorin termin “regjim i Kievit” kur i referohen qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës. /Klankosova.tv